Mungesa e Bekim Balajt nuk është e lehtë për tu kaluar madje trajneri i Vllaznisë e ka bërë të qartë për të gjithë se ky faktor duhet marrë parasysh kur të bëhet bilanci i dy takimeve me Dinamo City.
“E nisëm ndeshjen mirë me Teutën, por do të jetë e vështirë pa një sulmues nesër kundër Dinamos.
Sot kemi një stërvitje, nuk është se kemi pasur shumë kohë, do të rregullojmë disa defekte dhe shpresojmë që shumica e lojtarëve të jenë të gatshëm për nesër”, tha Tomas Bërdariç, në vigjilje të duelit, i cili vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH Sport.
Në muajin prill Vllaznia do të ndeshet tri herë me Dinamo City-n. Më 2 dhe 23 prill skuadrat do të luajnë për një vend në fianlen e Kupës së Shqipërisë ndërsa në 12 do të duelojnë në javën e 34-rt të Abissnet Superiore.
I pyetur se sa do të ndikonte ky fakt në takimet e radhës, gjermani u përgjigj: “Për ne është një privilegj të ndeshemi me një ekip të madh. Nuk duhet që të shpërqëndrohemi dhe duhet që të jemi fokusuar në synimet tona. Duam të arrijmë finalen”.