Ish futbollist të dëshmuar Haxhi Zeka dhe Dukagjin Gashi sërish së bashku por kësaj radhe si trajner të grup-moshave U-17 dhe U-19 të Besa.
Lajmi e ka bërë të ditur skuadra e Besës së Pejës.
“FC Besa Peja njofton se, në vazhdimin e konsolidimit të akademisë, sot është arritur një marrëveshje për angazhimin e dy trajnerëve për grupmoshat U-17 dhe U-19.
Haxhi Zeka dhe Dukagjin Gashi do të jenë sërish së bashku, por tani në një rol të ri: në duart e tyre do të kalojnë djemt e rinj të këtij qyteti, të cilët do të bëhen bartësit kryesorë të së ardhmes sonë.
Ky hap tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të talenteve lokal dhe është një garanci për një të ardhme të ndritur për klubin tonë.
100 herë Besa, Besë”, njofton KF Besa.