Tensione në Dinamo Zagreb, shkarkohet Cannavaro?

- Bota Sot

Tensione në Dinamo Zagreb, shkarkohet Cannavaro?

Dinamo e Zagrebit ka pësuar humbje të thellë me rezultat 3:0 nga Istra, kështu që si duket se kanë mbetur pa titull në kampionatin kroat. 

“Të kaltrit” do t’i japin fund dominimit në Kroaci pas shumë kohësh dhe duket se lufta do të jetë mes Hajdukut dhe Rijekës.
Pas javës së 29-të Hajduku kryeson me 54 pikë, pasojnë Rijeka 50, Dinamo 46 pikë etj.

“Të kaltrit” pas disfatës së djeshme, nga dita e sotme nisën të kërkojnë një zëvendësues për Fabio Cannavaro, i cili nuk ia doli mirë në kampin e dinamovitëve.

Kandidati më serioz është Silvio Çabraja, i cili bëri një punë të madhe te Lokomotiva, i ndjekur nga Damir Krznar dhe Goran Tomiq.

Si opsion janë disa të huaj, por duke pasur parasysh se janë “djegur” me Cannavaron, ndoshta do të zgjedhin një trajner vendas.

Një vendim për të ardhmen e Cannavaros pritet të merret nesër, por është gjithnjë e më e sigurt se ai do të largohet.

Mediat kroate shkruajnë se disa prej lojtarëve tashmë po i kthejnë shpinën italianit dhe se është e sigurt që ai do të bëhet një “ish”.



Read it all at Bota Sot