Interi i Simone Inzaghit zhytet sërish në Ligën e Kampionëve pas barazimit ndaj Parmës në kampionat, me synimin për të vazhduar të ndjekë ëndrrën e trefishtë.
Sot, në 21:00, kampionët e Italisë do të përballen me Bajernin e Mynihut në ndeshjen e parë çerekfinale dhe do ta bëjnë këtë me disa ide, të cilat trajneri zikaltër nuk ka ngurruar t’i tregojë edhe në konferencë për shtyp.
Çfarë ndeshje prisni?
"Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi shumë të fortë në një stadium të bukur e në një atmosferë të mrekullueshme.
Por ne e dimë përpjekjen që kemi bërë për të arritur këtu dhe do të shfrytëzojmë shanset tona.
Duhet të jemi të zotë në gjithçka", tha Inzgahi.