Qetëson tifozët

- Bota Sot

Qetëson tifozët

Ish-mesfushori legjendar i Manchester United, Roy Keane, i njohur sot si një ndër opinionistët më të drejtpërdrejtë në Angli, ka dhënë një deklaratë të fortë pas fitores 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Në podcastin “Stick to Football”, Keane u shpreh se ky rezultat është i mjaftueshëm për të vulosur kalimin e londinezëve në gjysmëfinale.

“Ndeshja ka përfunduar. Arsenali është në kryesim 3-0 dhe ju jeni të shqetësuar? Qetësohuni,” tha ai me ton ironik.

Keane shkoi edhe më tej, duke e cilësuar këtë version të Real Madridit si një ekip mediokër.

“Ky nuk është ai Real Madrid i madh. Nuk do të fitojnë as kampionatin këtë vit. Ky është një Real i zakonshëm,” theksoi ai.

Aktualisht, skuadra e Ancelottit ndodhet 4 pikë pas Barcelonës në La Liga dhe vetëm 3 përpara Atletico Madridit – një renditje që lë gjithçka të hapur në kampionatin spanjoll. Megjithatë, Keane beson se asgjë nga kjo nuk ka rëndësi përballë realitetit të ndeshjes së parë në Londër.

Historikisht, Real Madridi nuk ka arritur asnjëherë të përmbysë një humbje me tre gola diferencë në Champions, dhe për Keane, nuk ka arsye për të besuar në ndonjë përjashtim.



Read it all at Bota Sot