Antonio Kasano, ish-lojtari i Milanit, ka bërë disa deklarata gjatë episodit të fundit të “Viva El Futbol”, një emision i transmetuar në “Twitch” dhe “YouTube”.
“Dodo është një lojtar i fortë. Nëse nuk ishte më i miri në fushë, ai ishte shumë afër të qenurit i tillë po të ishte i rregullt goli. Braziliani u tall me
Teo Hernandez deri në minutën e 95-të. Është gjithashtu e vërtetë që pjesa e parë e Milanit dukej si komedi.
Milani nuk mund të niset me një handikap prej dygolësh, është diçka e paimagjinueshme.
Faj kanë drejtuesit që i çanë t…in Fonsekës teksa edhe me atë që e zëvendësuan nuk është se po ecin më mirë”, deklaroi ish-fantazisti.