Trajneri i Milan, Sergio Conceicao, tha të enjten se skuadra e tij duhet të jetë e përqendruar që nga minuta e parë, pasi nuk mund të mbështetet më te përmbysjet për të marrë rezultat pozitiv.
Milan është rikthyer për të barazuar 2-2 ndaj Fiorentina fundjavën e kaluar në Serie A, pas dy golave të pësuar brenda dhjetë minutave të parë në “San Siro”, por shpresat për një vend në |top katërshe" po zbehen.
Skuadra e Conceicao ka pësuar gol e para në gjashtë ndeshjet e fundit, dhe megjithëse ka përmbysur rezultatin në dy raste, tri humbje gjatë kësaj periudhe e kanë lënë Milan në vendin e nëntë, nëntë pikë larg Bologna, që ndodhet në vendin e katërt.
“Duhet të hyjmë në lojë me qëndrimin që kemi në pjesën e dytë, sepse ndeshjet fitohen nga minuta e parë deri në të fundit”, ka thënë Conceicao në një konferencë për shtyp para ndeshjes të së premtes ndaj Udinese.
“Është shumë e rëndësishme të jemi të përqendruar që në start. Kemi folur shumë për këtë gjë mes vete, sepse nuk është diçka e re këtë sezon.
Kemi reaguar shpesh mirë, por nuk mund të presim gjithmonë të kthehemi nga disavantazhi”.