Edhe pse vetëm 19 vjeç, Dean Huijsen ka shkëlyqer në sezonin e tij të parë në Premier League me fanellën e Bournemouth. Mbrotjësi i ri i lindur në Amsterdam, por që përfaqëson Spanjën, ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, por mesa duket ai e ka zgjedhur destinacionin e ri dhe është pikërisht Real Madrid.
Interesimi i “Los Blancos” nuk është i rastësishëm, pasi holandezi ka shprehur vazhdimisht admirimin e tij për klubin madrilen.
Bournemouth duket se ka bërë “bingo” me Hujisen, për të cilin pagoi 15 milionë euro te Juventus verën e kaluar dhe tani është gati ta shesë për një shifër shumë herë më të madhe, rreth 60 milionë euro.
Për 19-vjeçarin ka pasur interes edhe nga klubet e tjera të mëdha si Bayern Munich, Barcelona, PSG, Chelsea, Arsenal etj, por dëshira e djaloshit është vetëm të veshë fanellën e Real Madridit.
Falë paraqitjeve të tij me Bournemouth këtë sezon, Hujisen është grumbulluar për herë të parë edhe nga kombëtarja e madhe e Spanjës, ndërsa në verë qendërmbrojtësi është gati të hedhë një tjetër hap gjigant në karrierë, siç është transferimi drejt Realit.