Ylli i Kombëtares gjen dashurinë në Tiranë, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

- Bota Sot

Ylli i Kombëtares gjen dashurinë në Tiranë, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

Mund të themi pa frikë se Taulant Seferi është ndër futbollistët më të dashur të Kombëtares sonë, sidomos nga vajzat. Ylli i futbollit i ka bërë për vete ndjekësit jo vetëm me performancën e tij në fushë, por edhe me pamjen e tij.

Por shpresat e vajzave u prenë, kur vetë djali nga Maqedonia e Veriut u shpreh se ishte në një lidhje të konsoliduar.

Por pas famës së madhe që ai mori, duket se diçka ndodhi dhe lidhja përfundoi. Që atëherë, Seferi preferoi që mos të fliste më për jetën private. Nuk kishte sesi mos të na të tërhiqte vëmendje edhe ardhja e shpeshtë e tij në Tiranë kohët e fundit.

Kaq ka mjaftuar që miqtë ti zbulojnë sekretin, duke bërë me dije se në fakt futbollisti vjen në Tiranë për një vajzë.Nuk dihet ende se kush është fatlumja që i ka fituar zemrën, por duket se tashmë një lidhje e re ka nisur për Taulantin, që e ka bërë të shpeshtojë edhe vizitat në kryeqytetin tonë. Në rrjetet e tij sociale vetë futbollisti ka postuar herë pas here foto teksa shfaqet në Tiranë, por natyrisht që ka preferuar mos të zbulojë se kush e shoqëron në ditët e tij kur nuk ka angazhime me sportin.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë vetë ai që do ta zbulojë identitetin e të dashurës së tij, apo do të jenë ndjekësit që do të thonë se cila është kjo vajzë.

Ylli i Kombëtares doli përtej fushës së blertë duke treguar shumë pjesë nga jeta e tij vetëm pak kohë më parë. Duke përmendur vështirësitë që e kanë forcuar lidhjen e tij me mamanë dhe se si gjyshi i tij ia ka trashëguar pasionin për futbollin. Në fund zbuloi për publikun që prej katër vitesh është në një lidhje romantike me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.

Talentin për futbollin e kam trashëgim nga gjyshi im i ndjer i cili ka qenë futbollist në kohën e ishJugosllavisë, siç më tregojnë moshatarët e tij ka qenë një lojtarë shumë i talentuar.

“Që kur kam qenë i vogël ai me merrte me vete dhe un luaja me top. Mbaj mend kur isha i vogël e zgjoja nga gjumi të iknim që të shikonim stërvitjen, e kisha shumë qejf dashuria ime për futbollin erdhi nga ai”.

Gjatë pyetjeve u zbulua se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër. Ndër të tjera futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për videot virale që janë bërë në rrjete sociale nga vajzat, por ka arritur të gjejë zgjidhjen. Moderatorët nuk nguruan të vijojnë më tepër diskutimin, duke e pyetur edhe për vjehrrën Taulant Seferin, i cili tregoi se ajo e do shumë.

“Unë e kam një vajzë (të dashur) që jeton në Zvicër. Ka katër vite që jemi bashkë. Unë i ka dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok, por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur. Besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka.

E dashura është shqiptare. Vjehrra më do shumë”, u shpreh në atë kohë Taulanti.Por kur kaluan vetëm pak muaj nga kjo intervistë, ishte vetë futbollisti që bëri me dije se kjo histori kishte përfunduar dhe ishte single.

“Jam single. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam single”- tha ai në një intervistë.

Por tashmë, Seferi ka gjetur sërish dashurinë, këtu në Tiranë, ku dhe shpresojmë shumë që ta shikojmë krah partneres së re.



Read it all at Bota Sot