Bruno Fernandes, kapiteni i Manchester United, ndihmoi 7-vjeçarin Bobby Moore nga Belfasti të përmbushë dëshirën e tij, duke u bërë mbështetësi i parë i karrigeve me rrota që drejton ekipin në një ndeshje në Old Trafford.
Momenti emocional është pjesë e një episodi të ri të serisë Fan Mail të Premier Ligë, në të cilin Fernandes shprehu mirënjohjen e tij për Bobby pasi tifozi i ri komentoi festimin e tij për golin e barazimit kundër Manchester City në dhjetor 2024.
Fernandes u prek kur mori një letër nga Bobby që përshkruante dashurinë e tij për Manchester United.
"Pasioni që ai ka për futbollin nuk ndryshon nga i imi. Shpresoj që të takohemi. Kam ëndërruar të bëhem futbollist për momente të tilla", tha futbollisti.
Bobby ka thënë në letër se është tifoz i Manchester United dhe se ndeshjet i shikon gjithmonë me të atin. Ai ndau edhe informacione për shëndetin e tij, duke shpjeguar se vuan nga atrofia muskulare kurrizore, një sëmundje e rrallë gjenetike që shkakton dobësim dhe përkeqësim të muskujve.
Në përgjigje të letrës emocionuese, Manchester United e ftoi Bobby dhe familjen e tij të vizitojnë skuadrën, ku takuan anëtarët e klubit. Por ajo që Bobi dhe familja e tij nuk dinin ishte se do të takoheshin edhe me Fernandes, i cili i befasoi dhe e bëri vizitën e tyre të paharrueshme.
Fernandes e çoi familjen në një restorant, ku takuan shokët e tij të skuadrës, duke përfshirë Amado, Rasmus Hojlund, Victor Lindelof, Lisandro Martinez, Andre Onana, Lenya Yoro dhe trajnerin Ruben Amorim.
Të gjithë firmosën fanellën që Bruno i dhuroi djalit, por kapiteni pati një surprizë edhe më të madhe – biletat për ndeshjen e Premier Ligës kundër Cityt në Old Trafford, por edhe një ftesë të pabesueshme për të qenë lider i skuadrës në takim.
"Ti do ta drejtosh ekipin me mua," i tha Fernandes Bobby. “Do të jem i lumtur të të kem pranë”, shtoi ai.
Fatkeqësisht në këtë ndeshje Fernandes nuk shënoi gol për të festuar. Por ai arriti ti bënte Bobby-t dhe familjes së tij një dhuratë të veçantë - ai hoqi fanellën e tij dhe ua dha atyre në fund të lojës.
"Më goditi emocionalisht... Duke parë Bobby-n atje. Më mori frymën vërtet. Kjo është dita më e mirë e jetës së tij," tha babai i Bobby-t, Terence.