Lojtari shqiptar protagonist te fitorja kundër ish-ekipit në Serie A!
Mërgim Vojvoda ishte protagonist sot për Comon, që fitoi 1 me 0 përballë Torinos. Mbrojtësi shqiptar asistoi golin e vetëm, që u shënua në pjesën e parë.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 32-të të Seria A. Vojvoda po luante pikërisht kundër ish-ekipit, Torinos.
Që nga mbërritja e tij te Komo, ka bërë mjaft mirë.
Paraqitjet e spikatura i kanë dhënë vendin e titullarit. Dy asiste dhe një gol në tri ndeshjet e fundit tregojnë shumë për mbrojtësin shqiptar.