Juventusi kërkon të rrëmbejë portierin e Fiorentinës në verë

- Bota Sot

Juventusi kërkon të rrëmbejë portierin e Fiorentinës në verë

Te Juventusi ka nisur planifikimi për sezonin e ardhshëm, edhe pse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për emrin e trajnerit që do të udhëheqë skuadrën.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit po analizojnë disa nga pozicionet kyçe në skuadër, dhe një ndër to është ajo e portierit.

Michele Di Gregorio, i ardhur nga Monza, ka treguar oshilacione gjatë këtij sezoni dhe nuk ka bindur plotësisht klubin.

Për këtë arsye, torinezët po shikojnë drejt një profili më me përvojë dhe siguri.

Një emër që ka dalë në pah është ai i David De Gea.

Portieri spanjoll, tashmë 34 vjeç, po kalon një formë shumë të mirë me Fiorentinën, ku është bërë një nga shtyllat e skuadrës.

Kontrata e tij me klubin nga Firence skadon në fund të sezonit, dhe pavarësisht përpjekjeve të tyre për rinovim, Juventusi mund të përpiqet të sigurojë shërbimet e tij përpara verës.



Read it all at Bota Sot