Analizat e hollësishme të ditës së sotme kanë treguar se Robert Lewandowski ka pësuar një dëmtim serioz në kofshën e majtë.
Sipas mjekëve të klubit katalanas polaku nuk do të jetë në fushë për rreth tri javë dhe me shumë mundësi humb plot gjashtë ndeshje.
Sipas mjekëve mendohet se polaku humb finalen e Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit dhe dy takimet me Interin.
Ndërsa mes ndeshjeve janë edhe tre takimet të vlefshme për La Ligën (Majorka, Vajadolid dhe Real Madrid).