Cili ishte mesazhi i fundit i Papa Françeskut?

- Bota Sot

Cili ishte mesazhi i fundit i Papa Françeskut?

Mesazhi i Papa Françeskut për Pashkët e këtij viti ishte i mbushur me thirrje për paqe dhe theks të veçantë për rëndësinë e respektimit të pikëpamjeve të ndryshme.

Një ndihmës i tij lexoi në emër të Papës: “Nuk mund të ketë paqe pa lirinë e fesë, lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes.”

Në fjalimin e tij të fundit, ai përkujtoi popullin e Gazës – veçanërisht komunitetin e krishterë – duke theksuar se konflikti atje “shkakton vdekje dhe shkatërrim” dhe ka krijuar një “situatë të mjerueshme humanitare”. Po ashtu, ai e cilësoi si “shqetësuese” rritjen e antisemitizmit në mbarë botën.

Çfarë etje të madhe për vdekje, për vrasje që shohim në konfliktet e shumta që tërbohen në pjesë të ndryshme të botës”, tha ai.

Papa shtoi: “Unë shpreh afërsinë time me vuajtjet… për të gjithë popullin izraelit dhe popullin palestinez. Thirrni një armëpushim, lironi pengjet dhe vini në ndihmë një populli të uritur që aspiron një të ardhme paqeje.”

Ai gjithashtu bëri thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke inkurajuar palët ndërluftuese që të punojnë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë: “Ndiqni përpjekjet që synojnë arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.”



Read it all at Bota Sot