Prishtina ka përparësinë në dy aspekte ndaj Dritës! Thaçi; Ndeshje vendimtare

- Bota Sot

Prishtina ka përparësinë në dy aspekte ndaj Dritës! Thaçi; Ndeshje vendimtare

Prishtina ka mobilizuar forcat për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka dy përparësi ndaj Dritës.

E para, ka rezultatin e ndeshjes së parë në favor të vetin me 1:0.

E dyta, ka përparësinë e terrenit vendas “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja luhet nesër nën dritat e reflektorëve 20.00.  

Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, beson e shpreson në kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e madhe.

“Nesër është një ndeshje vendimtare me shpëtu sezonin e Prishtinës”, tha Thaçi.



Read it all at Bota Sot