Prishtina ka mobilizuar forcat për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina ka dy përparësi ndaj Dritës.
E para, ka rezultatin e ndeshjes së parë në favor të vetin me 1:0.
E dyta, ka përparësinë e terrenit vendas “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja luhet nesër nën dritat e reflektorëve 20.00.
Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, beson e shpreson në kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e madhe.
“Nesër është një ndeshje vendimtare me shpëtu sezonin e Prishtinës”, tha Thaçi.