Një derbi që vendos fatet e sezonit

- Bota Sot

Një derbi që vendos fatet e sezonit

Interi të vazhdojë të ëndërrojë për “tripletën” dhe të fitojë derbin e parë të sezonit, Milani të shpresojë ende për Europën. Derbi i pestë i sezonit 2024/2025 përfaqëson një udhëkryq për të dy klubet e Milanos, të cilët kanë arritur në fund të sezonit me humor krejtësisht të ndryshëm.

Ndeshja nis nga barazimi 1-1 i ndeshjes së parë.

Në rast barazimi pas minutës së nëntëdhjetë, do të ketë kohë shtesë dhe, nëse është e nevojshme, penallti.

Sa vlen fitimi i Kupës së Italisë? Kushdo që ngre trofeun do të marrë gjithsej 7 milionë euro.

Në detaje vetëm suksesi në finale kap vlerën e 4.6 milionë eurove. Humbësi merr një çmim mjaft të mirë ngushëllimi: 2 milionë.

Në 243 ndeshje ndërmjet Interit dhe Milanit në të gjitha kompeticionet, vetëm në një rast dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën përtej kohës së rregullt, në Kupën e Italisë, më 27 dhjetor 2017: në atë rast, kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj zikaltërve falë një goli të Patrick Cutrone (104′) në pjesën e parë të shtesës.

Bilanci në Kupë – Interi dhe Milani përballen për herë të 29-të në Kupën e Italisë: bilanci është paksa në favor të kuqezinjve që kanë marrë 10 fitore kundrejt 9-të të zikaltërve me nëntë barazime për të kompletuar tablonë.

Kjo është hera e tretë që dy skuadrat takohen në gjysmëfinale të kompeticionit, pas vitit 1985 (Milani u kualifikua në finale) dhe 2022 (kualifikimi i Interit).



Read it all at Bota Sot