Dinamo dhe Egnatia ia dolën më së miri të sigurojnë finalen e Kupës së Shqipërisë. Dinamovitët e Ilir Dajës ia dolën të mposhtin mes spektaklit Vllazninë, teksa triumfuan 4-3.
Ndërkohë nga krahu tjetër rrogozhinasit përmbysën Partizanin dhe u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Për kampionët aktualë kjo është hera e 3-të rradhazi që prekin finalen, teksa synojnë edhe Kupën e 3-të.
Nga ana tjetër “Blutë”e Dajës arritën të siguronin finalen pas 15 vitesh mungesë. Një sukses për dinamovitët që do të tentojnë në finale të sigurojnë edhe trofeun e Kupës dhe të zbresin Egnatian nga “froni”.
Tashmë është zbuluar edhe data kur do të zhvillohet finalja.
Saktësisht pas 1 jave, më 1 maj në “Arenën Kombëtare”, ekipet do të përplasin “brirët” për trofeun e Kupës. Dinamo apo Egnatia? E sigurtë është që cilado skuadër të triumfojë, 90-minutat në “Arenën Kombëtare” do të jenë mjaft të luftuara, emocionuese dhe spektakolare.