Gjilani fiton tre pikët e qetësisë, fut në krizë të thellë Suharekën

- Bota Sot

Gjilani fiton tre pikët e qetësisë, fut në krizë të thellë Suharekën

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të madhe e të qetësisë së madhe në vazhdim të elitës së futbollit të Kosovës.

Gjilani para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 3:0 Suharekën, në takimin e javës së 31-të.

Pjesa e dytë ishte fatale për udhëtuesit.

Në minutën e 51-të Senad Jaroviq me gjoks ndali një top e me goditje të fortë nga afërsia shënoi për 1:0. 

Në minutën e 59-të, Blerim Morina thelloi fitoren në 2:0.

Në minutën e 76-të Senad Jaroviq me kokë shënoi për 3:0.

Gjilani zë vendin e katërt me 42 pikë e Suhareka është në pozitën e parafundit (i nënti) me 33 sosh.



Read it all at Bota Sot