Sulmuesi i Kombëtares shqiptar rikthehet te goli pas disa muajsh vuajtje

- Bota Sot

Sulmuesi i Kombëtares shqiptar rikthehet te goli pas disa muajsh vuajtje

Indrit Tuci është kthyer te goli në Çeki. Sparta Pragës e ka dërguar tek ekipi B dhe sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi sfidën që po luhet ndaj Zlin.

Tuci shfrytëzoi si duhet topin e mbetur në zonë dhe me portën bosh nuk mund të gabonte.

Sulmuesi shqiptar ka kaluar një sezon mjaft të vështirë ku kanë mbizotëruar dëmtimet.

Pas rikthimit në fushë, Sparta i ka dhënë hapësira vetëm në ekipin B.

Dhe ky gol për Tucin vjen pas disa muajsh. Hera e fundit kur shënonte ishte në gushtin e vitit të kaluar. Te Kombëtarja debutoi në Ligën e Kombeve ku mori minuta përgjatë tetorit dhe nëntorit.



Read it all at Bota Sot