Pas gjithë asaj që ndodhi sot në Maxhari, në ndeshjen që u ndërpre nga Gostivari, edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë ka reaguar.
“Në ndeshjen e sotme të Ligës së Parë midis KF Gostivarit dhe Rabotniçkit, ishim dëshmitarë të një akti të turpshëm - një braktisjeje të vetëdijshme dhe të organizuar të fushës nga ana e ekipit të KF Gostivarit.
KF Gostivari e ka tradhtuar rëndë publikun e futbollit dhe lojën e ndershme.
Në vend që të luftonin në mënyrë sportive deri në fishkëllimën e fundit, KF Gostivari vendosi ti shmangej realitetit dhe tia hidhte fajin për veprimet e tyre të dëshpëruara gjyqtarëve.
E vërteta është e dokumentuar: procesverbali zyrtar thotë se një përfaqësues i KF Gostivarit i njoftoi gjyqtarët paraprakisht se skuadra do të tërhiqej nëse rezultati nuk do të ishte në favorin e tyre”, reagon FFM.
Futbollin maqedonas e mbuloi turpi, pas Voskës, skuadra tjetër shqiptare në cak, Gostivari.