Realizon atë që nuk bëri kurrë Messi, vendos rekord të ri në Champions

- Bota Sot

Realizon atë që nuk bëri kurrë Messi, vendos rekord të ri në Champions

Lamine Yamal festoi në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Barcelonës, teksa shënoi në sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Interit.

Një kundërshtar i vështirë, të cilit nuk i kishte shënuar kurrë Lionel Messi gjatë viteve të tij te katalanasit.

Por i riu spanjoll e bëri realitet që në pjesën e parë të ndeshjes, duke vendosur një rekord për turneun.

Në moshën 17 vjeç e 201 ditë, ai u bë lojtari më i ri që shënonte në një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, duke thyer rekordin e vendosur nga Kylian Mbappe në moshën 18 vjeç e 140 ditë, kur i shënonte Juventusit me fanellën e Monakos në majin e vitit 2017.



Read it all at Bota Sot