Bardhi: Ky trofe është vetëm fillimi, Daja ka ndryshuar Dinamon

- Bota Sot

Bardhi: Ky trofe është vetëm fillimi, Daja ka ndryshuar Dinamon

Presidenti i Dinamos Ardian Bardhi ka folur për emisionin Supergol pas fitimit të Kupës së Shqipërisë përballë Egnatias.

Ky është trofeu i parë i “bluve” nën drejtimin e tij dhe Bardhe premton se Dinamo shumë shpejt do të rikthehet të dominojë futbollin shqiptar, duke fituar trofe të tjerë.

Me ardhjen e Dajës, Dinamo ka ndryshuar. Tani kemi nisur rrugëtimin tonë, morëm trofeun tonë të parë pas shumë vitesh dhe mendojmë që do ta çojmë më tej rrugën e sukseseve, duke synuar të tjerë trofe.

Jemi akoma në garë për titullin në Final 4. Projekti është afatgjatë, projekti është ambicioz. Dinamo do të rikthehet në kohët e saj të lavdishme.

Dinamo ka munguar këto vite, por projekti është afatgjatë dhe do të ketë surpriza të tjera të mëdha”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Dinamos.



Read it all at Bota Sot