Të motivuar nga fitorja në Conference League

- Bota Sot

Të motivuar nga fitorja në Conference League

Enzo Maresca është një hap larg udhëheqjes së Chelsea drejt finales së Conference League.

Fitorja 4-1 në Djurgarden konfirmon dominimin e “bluve”, të cilët tani mund ta presin me besim ndeshjen e kthimit në Londër.

“Ishte një mbrëmje perfekte, një gjysmëfinale e rëndësishme dhe një rezultat i shkëlqyer. Tani duhet të qëndrojmë të përqendruar në ndeshjen e kthimit”, shpjegoi trajneri Maresca për “TNT Sports”.

“70 minutat e para ishin të mira, pastaj në 20 minutat e fundit ngadalësuam pak. Por nuk mund të lejojmë që të dorëzohemi, nuk mund të relaksohemi, përndryshe bëhet e komplikuar. Bëmë një ndeshje të mirë”, shtoi italiani.

Gjithsesi, tani vëmendja përqendrohet në kampionat, pasi Chelsea i pret një përballje e vështirë ndaj kampionëve të saposhpallur të Liverpool. “S’ka kohë për pushim, pasi na pret një tjetër ndeshje e vështirë”, tha Maresca.

“Luftojmë edhe për një vend në Champions e duhet të jemi të motivuar dyfish pas këtij suksesi, pasi përballemi me kampionët e rinj. Le ta bëjmë këtë javë sa më të bukur për ne dhe tifozët tanë”, tha Maresca.



Read it all at Bota Sot