Flick e konfirmon: Lewandowski dhe Balde drejt rikuperimit për Interin

- Bota Sot

Flick e konfirmon: Lewandowski dhe Balde drejt rikuperimit për Interin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka paralajmëruar rotacione të shumta për ndeshjen e kampionatit kundër Real Valladolidit, që vjen mes dy sfidave të rëndësishme kundër Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Në konferencë për shtyp, tekniku gjerman deklaroi: “U vërtetua kundër Interit se edhe lojtarë si Koundé mund të lëndohen.

Tani duhet të dëgjojmë stafin mjekësor për të kuptuar cilët lojtarë kanë nevojë për pushim, do të bëjmë rotacione. Ter Stegen do të luajë, e konfirmoj”.

I pyetur për gjendjen e Lewandowskit dhe Baldes, trajneri Flick tha: “Duhet të presim dhe të shohim ditë pas dite. Janë në rrugë të mbarë, por duhet të presim. E njëjta gjë vlen edhe për Casadó, që të premten u stërvit pjesërisht me grupin. Nuk mund të rrezikojmë. Robert po përparon shumë mirë, për Balde do të shohim”.

Në mënyrë të veçantë për Lewandowskin, ai shtoi: “Mund të rikthehet për ndeshjen e kthimit kundër Interit. Po bën shumë mirë dhe përparimi i tij është më i shpejtë nga sa prisnim. Do të shohim. Është një profesionist i madh dhe punon gjithmonë fort për të qenë 100%. Mund të rikthehet të martën”.

Përsa iu përket golave të pësuar ndaj Interit në goditje standarte, Flick tha: “Mendoj se mund të mbrohemi shumë më mirë. Nuk është vetëm çështje e gjatësisë, por edhe si mbyllesh, si merr përgjegjësinë në mbrojtje…

Interi na dëmtoi shumë në goditjet standarde. Edhe Bayerni pësoi gola të tillë kundër tyre. Interi ka gjithashtu një ekzekutues të shkëlqyer, ndoshta një nga më të mirët”.



Read it all at Bota Sot