Arsenali po i kërkon Realit yllin e skuadrës në këmbim të Salibas

- Bota Sot

Arsenali po i kërkon Realit yllin e skuadrës në këmbim të Salibas

Arsenali mund të jetë i hapur ndaj shitjes së William Salibas tek Real Madridi, vetëm nëse një lojtar shkon në anën tjetër në atë që do të ishte një marrëveshje e jashtëzakonshme shkëmbimi. 

Saliba do të futet në dy vitet e fundit të kontratës së tij ekzistuese në fund të sezonit, por Arsenali është i etur që ai të nënshkruajë kontratë të re në ‘Emirates’. 

Ai është bërë një lojtar me ndikim tejet të madh tek Arsenali, pasi ka shijuar disa periudha larg klubit para se të bëhej pjesë e ekipit të parë. 

Saliba ka bërë 130 paraqitje për ‘Topçinjtë’ dhe ka impresionuar si tifozët ashtu edhe kritikuesit, me francezin që cilësohet si njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë në kampionat. 

Paraqitjet e tij në elitën e futbollit anglez kanë bërë që ai të marrë vëmendje nga Spanja, më saktësisht nga Real Madridi që po monitoron situatën e tij. 

‘Topçinjtë’ po ngurrojnë që të shesin njërin prej aseteve të tyre më të çmuara, por duket se ata do të jenë të hapur ndaj largimit të tij në rast se mund të nënshkruajnë me Aurelien Tchouamenin si pjesë e një marrëveshje të mundshme. 

Kjo sipas mediumit spanjoll Fichajes, që pretendojnë se nëse Arsenali do të ishte në gjendje të nënshkruante me Tchouamenin do të ishte një detaj kyç. 

Mikel Arteta dëshiron ta përforcojë mesfushën e tij gjatë afatit kalimtar veror, pasi Jorginho është në prag të largimit pas skadimit të kontratës, teksa në të njëjtën situatë gjendet edhe Thomas Partey. 

Për këtë arsye tekniku spanjoll e sheh Tchouamenin si zëvendësues ideal të këtyre dy lojtarëve. 

25-vjeçari ka qenë pjesë e Realit që nga vera e vitit 2022 pas transferimit të tij nga Monaco për 68 milionë euro.



Read it all at Bota Sot