Në fillim ishte Antonio Conte, tani edhe Romelu Lukaku. Në shtëpinë e Napolit po bëjnë komplimente për Interin, rivalin e titullit, që tani duket më shumë i përqendruar te Liga e Kampionëve.
“Uroj që Interi të arrijë sa më larg në Champions për të mirën e futbollit italian, – tha Lukaku për Dazn, pas fitores ndaj Lecce, duke shtuar: – Megjithatë nuk po shohim të tjerët, duhet të përqendrohemi te vetvetja. Beteja nuk ka mbaruar ende, por do të jetë kështu deri në sekondën e fundit të kampionatit”.
Belgu, në finalen e Ligës së Kampionëve 2023 me fanellën e Interit, kishte hyrë në pjesën e dytë kundër Manchester City dhe kishte humbur një mundësi të mirë për barazim. Si të ishte mbrojtës i “qytetarëve”, ai kishte bllokuar një gjuajtje nga Dimarco, që mund të kishte sjellë barazimin 1-1.
“Interit duhet t’i bëhen komplimente për përfaqësimin që po na bën si italianë në Champions. Dhe nuk janë komplimente të rrejshme, sepse Interi përfaqëson Italinë. Në këtë mënyrë na bën të kuptojmë se kampionati italian është në një nivel të rëndësishëm.
Gjithashtu Napoli, duke rivalizuar fort për titullin me Interin, po bën diçka vërtet të jashtëzakonshme”, – kishte thënë më parë Conte, duke komentuar 3-3 në Barcelonë.