Liverpool i “dehur” nga suksesi i festimeve të titullit kampion të 20 në histori, 1 javë më parë mundet 3-1 nga Chelsea në “Stamford Brige”. Londinezët përfituan maksimalisht nga një skuadër si Liverpool që nuk lunate për ndonjë objektiv të rëndësishëm dhe arrijnë të sigurojnë 3 pikë të rëndësishme në garën për zonën Champions.
Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, dhe Chelsea kaloi në avantazh që në minutën e tretë. Enzo Fernández shënoi pas një aksioni të shpejtë, duke e çuar rezultatin në 1–0 për ekipin e tij. Ky gol i dha besim skuadrës së trajnerit Enzo Maresca, e cila kontrolloi lojën gjatë pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Liverpool pati një moment të vështirë kur mbrojtësi i tyre, Jarell Quansah, shënoi autogol në minutën e 56, duke e çuar rezultatin në 2–0 për Chelsea. Megjithatë, Liverpool reagoi dhe arriti të ngushtonte diferencën në minutën e 85 me një gol nga Virgil Van Dijk. Ky gol i dha shpresë “Reds”, por nuk mjaftoi për të barazuar rezultatin.
Në minutat shtesë, Moisés Caicedo u rrëzua në zonë, duke i dhënë Chelsea një mundësi për të vulosur fitoren. Cole Palmer, i cili kishte kaluar një periudhë të gjatë pa shënuar, mori përgjegjësinë dhe shënoi nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 3–1 dhe duke i dhënë Chelsea një fitore të rëndësishme, pasi i mban ata në garë për një vend në Champions League. Me një formë të mirë dhe një skuadër të motivuar, “Blutë” shpresojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve në ndeshjet e ardhshme, teksa ata janë për momentin në vendin e 5 me 63 pikë. Ndërkohë mëgjesin e sotëm, Liverpool dhe Trent Alexander Arnold i kanë dhënë fund bashkëpunimit mes tyre, me anësorin anglez që do të largohet nga “The Reds” pas 20 sezonesh e me shumë gjasa do ti bashkohet Realit të Madridit.