Situata te Juventusi bëhet gjithnjë e më shqetësuese

- Bota Sot

Situata te Juventusi bëhet gjithnjë e më shqetësuese

Situata te Juventusi bëhet gjithnjë e më shqetësuese, ndërsa sezoni i Serisë A hyn në fazën vendimtare.

Trajneri Igor Tudor përballet me një tjetër humbje të rëndësishme në prag të sfidës me Lacion, pasi Andrea Kambiazo është detyruar të ndalet për shkak të një dëmtimi muskulor.

Lojtari i krahut u largua nga fusha gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Bolonjës dhe kontrollet mjekësore të kryera mëngjesin e djeshëm në J Medical kanë konfirmuar shqetësimet.

Bëhet fjalë për një dëmtim të muskulit në kofshën e majtë. Sipas njoftimit zyrtar nga klubi, brenda një jave do të kryhen ekzaminime të reja për të përcaktuar me saktësi kohën e rikuperimit.

Në mënyrë të sigurt, Kambiazo nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Lacios të shtunën, ndërsa stafi shpreson që ai të rikthehet në dispozicion para përfundimit të kampionatit. Kjo mungesë e rëndon edhe më shumë situatën për Tudorin, i cili tashmë ka një listë të gjatë mungesash, në një moment kur çdo pikë është vendimtare për arritjen e një vendi në Champions.

Në ditët në vijim, sytë do të jenë të drejtuar nga rikuperimi i Gatit, Vlahoviçit dhe Kopmeinersit, që pritet të jenë në garë për të qenë të gatshëm për sfidën në “Olimpico”. Megjithatë, ajo që është e sigurt, është se në momentin më kyç, Igor Tudor ka dhimbje të mëdha koke për shkak të mungesave të shumta.



Read it all at Bota Sot