PSG - Arsenal i besohet Feliks Zvajer

- Bota Sot

PSG - Arsenal i besohet Feliks Zvajer

UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal.

Takimi delikat i është besuar kryesorit gjerman Feliks Zvajer.

43-vjeçari më parë ka arbitruar vetëm dy herë ekipin francez në Champions.

Në sezonin 2018-2019 arbitroi takimin PSG-Napoli (2-2) ndërsa në sezonin 2022-2023 PSG-Makabi Haifa (7-2).

Ndërsa ekipin e Arsenalit ai e ka arbitruar vetëm një herë më parë në edicionin 2023-2024 të Champions League ku “Topçinjtë” mundën në Londër, PSV Eindhovenin me shifrat 4-0.



Read it all at Bota Sot