Refik Halili njofton mbledhje urgjente me Tiranën

- Bota Sot

Refik Halili njofton mbledhje urgjente me Tiranën

Tirana ia doli të shmangte më të keqen në këtë sezon, me bardheblutë që siguruan me shumë vuajtjesh qëndrimin në Superiore.

Pas fitores me Pogradecin, e cila vulosi edhe fatet e kryeqytetasve për sezonin e ri, skuadra po bën disa ditë pushime.

Saktësisht ditën e nesërme pritet të rikthehen sërish në grumbullim, pasi drejtuesit prej ditësh kanë vazhduar punën e tyre për sezonin e ri.

Mësohet se ditën e nesërme Refik Halili do të zhvillojë një mbledhje me të gjithë skuadrën dhe stafin, ku do të diskutohet më shumë rreth sezonin që u mbyll dhe të ardhmes së ekipit.

Padiskutim një nga pikat kryesorë që do të diskutohet do të jetë e ardhmja e Bledi Shkëmbin, ku do të vendosen pikat mbi “i” nëse do të vazhdojë të udhëheqë bardheblutë apo palët do të ndajnë rrugët mes tyre.

Ndërkohë do të analizohen me detaje të gjithë futbollistët dhe padiksutim që do të largohet ata që nuk do të jenë pjesë e planeve të drejtuesve.



Read it all at Bota Sot