Malisheva i uron shërim të shpejtë Olti Bilallit

- Bota Sot

Malisheva i uron shërim të shpejtë Olti Bilallit

Skuadra e Malishevës i ka uruar shërim të shpejtë futbollistit të Gjilanit, Olti Bilalli, i cili është lënduae rëndë në fundin e ndeshjes së së martës, ku Gjilani dhe Malisheva kanë barazuar pa gola (0-0) në kuadër të javës së 33-të të Superligës së Kosovës.

Bilalli është përplasur me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli, gjatë një aksioni në minutat e fundit të takimit.

Si pasojë e goditjes, ndeshja u ndërpre për më shumë se pesëmbëdhjetë minuta, ndërsa lojtari e ka marrë ndihmën e parë në fushë dhe më pas është larguar me autoambulancë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

“Klubi ynë qëndron pranë Oltit në këto momente të vështira dhe i uron atij shërim sa më të shpejtë”, ka theksuar Malisheva.

Ndërkohë, edhe klube të tjera të Superligës kanë reaguar me mesazhe mbështetëse për Bilallin, i cili ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por gjendja e tij tashmë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.



Read it all at Bota Sot