Një situatë jo fortë e hijshme u regjistrua në fundin e pjesës së parë, me protagonistë mbrojtësin Martinez të Barcelonës dhe Açerbin.
Në momentin që Çalhanoglu shënoi golin e dytë për zikaltrit, mbrojtësi italian pati një konfrontim me atë spanjoll, teksa Martinez u përgjigj me një pështymë.
Të dy lojtarët i shpëtuan ndëshkimit me karton, duke ia hedhur paq, pas këtij incidenti, i cili mund të kishte përfunduar edhe më përjashtim nga fusha e lojës.
Sipas asaj që u shpjegua në radio, Acerbi tentoi ta godiste me shqelm Martinezin, i cili u ankua për sulmin, duke u kundërpërgjigjur me pështymë.