Rekordet që u vendosen në ndeshjet mes Interit dhe Barcelonës

- Bota Sot

Rekordet që u vendosen në ndeshjet mes Interit dhe Barcelonës

Gjysmëfinalet mes Interit dhe Barcelonës kanë prodhuar dy nga ndeshjet më interesante dhe më të zjarrta në histori të Ligës së Kampionëve, teksa janë regjistruar disa rekorde nga lojtarë të ndryshëm të të dyja skuadrave.

Interi arriti të sigurojë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas fitores 4-3 në vazhdime apo me rezultat përfundimtar 7-6, pasi edhe ndeshja e parë në Barcelonë përfundoi me rezultat të barabartë 3-3.

Dy ndeshjet gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave prodhuan gjithsej 13 gola, duke barazuar rekordin e ndeshjeve me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve, të mbajtur nga ndeshjet Liverpool-Roma në edicionin 2017/18 dhe Bayern Munich-Sporting Lisbona në edicionin 2008/09.

Te Interi, kapiteni Lautaro Martinez shënoi mbrëmë golin nëntë në Ligën e Kampionëve këtë sezon: një rekord i barazuar për një lojtar të Interit në një sezon të vetëm në Ligën e Kampionëve/Kupën Evropiane, i mbajtur nga Hernan Crespon (9 gola në sezonin 2002/03).

Portieri Yann Sommer bëri 14 pritje në të dyja ndeshjet kundër Barcelonës – e dyta më e lartë në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave. Vetëm Jan Oblak kishte më shumë (16 pritje) për Atletico Madridin kundër Bayern Munichut në sezonin 2015/16.

Denzel Dumfries u bë vetëm lojtari i katërt në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon 2+ gola dhe jep 2+ asistime në një ndeshje gjysmëfinale, pas Alessandro Del Pieros në vitin 1998 dhe Mohamed Salah & Roberto Firmino në vitin 2018.

Lamine Yamal kompletoi gjithsej 14 driblime të suksesshme kundër Interit të martën mbrëma, më shumë nga një lojtar në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve që nga Neymar (15 driblime) kundër Atalantës në vitin 2020.

Ylli tjetër i Barcelonës, Raphinha barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos në edicionin 2013/14 për më shumë përfshirje në gola në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve, me nga 21 përfshirje.



Read it all at Bota Sot