Përveç KF Bashkimi, me një njoftim pas ndeshjes me Kozhufin, ku Bashkimi me gol në minutën e 94-të shënoi fitore prej 1-2, ka dal edhe vet drejtuesi I klubit, Burak Hida.
Ai ka deklaruar se me përgjegjësi të plotë KF Bashkimi 1947 asnjëherë nuk ka tentuar të blejë apo të ndërhyjë në asnjë mënyrë në ndonjë ndeshje futbolli.
Numri një i Bashkimit ka thënë poashtu se si klub me histori, janë të gatshëm të përgjigjen për çdo dyshim apo akuzë, nëse ekziston ndonjë fakt që vërteton përfshirjen e tyre në ndonjë shkelje.
Por ka theksuar qartë se janë kundër çdo lloj manipulimi apo marrëzie që dëmton sportin dhe nuk do të lejojnë që emri i klubit të tyre të dëmtohet padrejtësisht.