Shkendija zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Shkendija zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut

Shkendija e Tetovës është zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/25. 

Ekipi nga Tetova ka arritur fitore që e vulosin titullin e kampionit, duke zyrtarizuar titullin e pestë në historinë e klubit.

Pas katër viteve titulli rikthehet në Tetovë.

Skuadra e trajnerit Jeton Beqirit e mposhti Rabotniçkin me rezultatin 2:1 dhe kështu u ngjit përfundimisht në fronin e më të mirit.

Golat i shënuan Latifi dhe Tamba për Shklëndijen, ndërsa Delay shënoi nga penalltia për Rabotnickin.

Pas javës së 31-të Shkëndija kryeson me 67 pikë e ka 4 më shumë se Sileksi në vend të dytë.



Read it all at Bota Sot