Archange Bintsouka është një nga çështjet kryesore te Partizani në javët e fundit. Kjo pasi lojtarit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe drejtuesit prej javësh kanë tentuar të rinovojnë me të.
Sulmuesi nuk dëshiron më qëndrimin në kryeqytet dhe është i bindur për largimin. 22-vjeçari do të respektojë deri në fund kontratën, ndërsa dëshiron një eksperiencë të re larg “Demave”, teksa ofertat nuk i mungojnë.
Duke qenë se ka edhe pak ditë kontratë me kryeqytetasit, drejtuesit do të tentojnë edhe një herë të fundit për ta bindur të qëndrojnë edhe pse duket e vështirë që kongolezi të pranojë.
Kujtojmë se Bintsouka është një nga futbollistët kryesorë të të kuqve, i cili ka udhëhequr repartin e avancuar në këtë sezon.
Në 43 ndeshje të zhvilluara mes kampionatit, Kupës dhe Conference League ka mundur të shënojë 6 gola. Gjithashtu ka dhënë edhe 5 asiste në 2.657 minuta që ka qëndruar në fushën e lojës.