Slot: Asnjë tolerim ndaj Arsenal

- Bota Sot

Slot: Asnjë tolerim ndaj Arsenal

Ps fitimit të titullit kampion në Premier League dy javë më parë dhe humbjes ndaj Chelsea fundjavën e kaluar, skuadra e Liverpool do të përballet ditën e diel me Arsenal.

Ndeshje që do të luhet në “Anfield”.

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, nuk kërkon asnjë tolerim, por fitore në shtëpinë e tij, për të lënë një shenjë përpara sezonit të ardhshëm me një fitore ndaj Arsenal: “Ne duam të fitojmë çdo ndeshje futbolli”.

“Ne ishim të zhgënjyer pas humbjes ndaj Chelsea, ndaj duhet reagim ndaj një tjetër ekipi të fortë. Këto dy klube kanë standardet më të larta të mundshme për atë që mund të kërkoni, të dyja janë ekipe shumë të mira”, shtoi Slot.

“Është pak më ndryshe kur Liga mund të mos kishte përfunduar dhe ne nuk e kishim fituar ende titullin e ligës. Por, pavarësisht kësaj, ne patjetër duam ta fitojmë ndeshjen. Ata vijnë pas eliminimit nga Champions dhe duan hakmarrje”, tha Arne Slot.

“Është një ndeshje e vështirë të parashikohet, por të dyja skuadrat e presin me padurim të luajnë. 22 lojtarët që do të zbresin në fushë janë me cilësi të lartë. Do të shohim një ndeshje me cilësi”, deklaroi trajneri i Liverpool.



Read it all at Bota Sot