Portieri i Kosovës U19 largohet nga Monchengladbach, nënshkruan kontratë profesionale me skuadrën e re!
Lindsay Gutaj është larguar nga skuadra e Monchengladbachut në grupmoshat U19 dhe është bërë menjëherë me ekip të ri.
18-vjeçari ka firmosur kontratë profesionale me skuadrën e Nurnbergut deri në vitin 2029.
Nurnberg i ka premtuar portierit edhe minuta me ekipin e parë.
Gutaj do i bashkohet klubit të Nurnbergut në qershor të këtij viti, menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual.