Në sezonin e tij të parë tek Atletico Madrid, Julian Alvarez ka shkëlqyer duke fituar menjëherë dashurinë e tifozëve dhe besimin e plotë të stafit drejtues.
Niveli i treguar këtë sezon nga argjentinasi ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha, njëri prej tyre është Liverpool.
Arne Slot e pëlqen shumë Julian Alvarez, holandezi iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të provojnë dhe të bëjnë çfarë të jetë e mundur për transferimin e tij në verë. Liverpool është i gatshëm të ofrojë milionë euro dhe kartonin e Darwin Nunez, i cili pëlqhet shumë nga Diego Simeone.
Sipas mediave spanjolle, propozimi i Liverpool është interesant dhe po studiohet me kujdes nga drejtuesit e Atletico Madrid.
Në njrën anë, ata e vlerësojnë shumë Julian alvarez dhe janë të kënaqur me perfomancat e tij, por në anën tjetër shitja e Alvarez mund të jetë çelësi për balancimin e llogarive ose forcimin e zonave të tjera të fushës përpara sezonit të ardhshëm.
Sigurisht që nuk do të jetë një vendim i lehtë dhe bisedimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, por përfshirja në marrëveshje edhe e Darwin Nunez duket ide joshëse për “Colchoneros”