Përballja Barcelona - Real Madrid do të qartësojë apo dramatizojë çështjen e titullit

- Bota Sot

Përballja Barcelona - Real Madrid do të qartësojë apo dramatizojë çështjen e titullit

Rriten “temperaturat” për “El Clásico” që do të luhet nesër, prej orës 16:15.

Një sfidë vendimtare për fitimin e La Liga-s, me Barcelonën në krye me 79 pikë dhe Real Madridin që e ndjek me 4 pikë më pak. Gjithçka është nën kontroll në aspektin e sigurisë.

Sipas “Marca”, 700 punonjës sigurie, duke përfshirë të gjitha trupat, do të kujdesen që të mos ketë probleme. Nga këta, rreth 300 janë agjentë policie dhe 140 nga policia bashkiake. Numri është dyfishi i një ndeshjeje të zakonshme.

“Nuk mund të lëmë asgjë në dorë të fatit apo të improvizimit. Gjithçka që mund të parashikohet, duhet të parashikohet. Pastaj, me siguri do të ketë edhe ndonjë të papritur”, – deklaroi Joan Salamaña, koordinator i përgjithshëm i sigurisë për ngjarjet sportive në Katalonjë.

Ai shtoi: “Nuk ka prova se do të ketë lëvizje të tifozëve radikalë në Barcelonë, as nga njëra skuadër, as nga tjetra. A mund të shfaqet dikush? Ndoshta po, por të dhënat tona thonë se tifozët radikalë nuk kanë ndërmend të udhëtojnë”.

Nga La Liga theksojnë: “Real Madridi nuk duhet të shesë bileta për ‘Ultras Sur’, çka ul ndjeshëm rrezikun për përplasje. ‘Ultras Sur’ nuk kanë udhëtuar për një ndeshje të kampionatit që nga sezoni 2021-2022, në sfidën ndaj Betis-it. Ata zgjedhin më shumë ndeshje që nuk i kontrollojmë: Champions League, ‘Copa del Rey’…, ku nuk vlejnë rregullat që zbatojmë në La Liga”.

Parashikohet që në Barcelonë të udhëtojnë rreth 300 tifozë të Real Madridit, përveç atyre që mund të jenë të pranishëm në pjesë të tjera të stadiumit.



Read it all at Bota Sot