Flick është gati për “El Clasico”: La Liga

- Bota Sot

Flick është gati për “El Clasico”: La Liga

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së madhe kundër Real Madridit.

Trajneri gjerman e nisi nga eliminimi në Ligën e Kampioneve duke e mbyllur me titullin në La Liga.“Jemi mirë, pas humbjes në Milano të gjithë e dinë se nuk është e lehtë… 

Por i bëjmë gjërat mirë, kemi folur për atë që duam të bëjmë në këto dy javë. Janë katër ndeshje. “El Clasico” është e rëndësishme, duhet të tregojmë se sa shumë jemi të aftë të luajmë. Duhet të tregojmë besim. Lojtarët janë shumë të mirë”.

Për praninë e Levandovskit dhe Baldes në fushë: “Në fillim nuk mendoj kështu. Gerard dhe pjesa tjetër e lojtarëve po luajnë shumë mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Pastaj na kanë mbetur edhe tre ndeshje. Ndoshta do të marrin minuta në pjesën e dytë. Balde është mirë.”

Për punën e bërë pas zhgënjimit të fundit evropian: “Folëm për atë që mendojnë, ndjenjat e tyre… Duhet të flasim për këtë si grup. Të gjithë e dinë se në një “El Clasico” duhet të japësh 100 përqind.

Duhet të jesh aktiv, intensiv, dominues… Real Madridi është një ekip i shkëlqyer dhe ne kemi nevojë për tifozët.”

Për garën për La Liga: “Është titulli më i ndershëm, duhet të luash 38 ndeshje.

Nëse arrin deri në fund dhe je i pari, është titulli më i ndershëm. Real? Ata nuk do të largohen duke menduar se ka një diferencë.

Një Clasico është një ndeshje që lojtarët duan ta fitojnë. Ne përqendrohemi të japim gjithçka, të bëjmë mirë dhe të marrim tre pikë"..



Read it all at Bota Sot