Presidenti i Vorës përplaset me Flamur Nokën

- Bota Sot

Presidenti i Vorës përplaset me Flamur Nokën

Bert Xhabafti është përplasur me Flamur Nokën në një prej qendrave të votimit në bashkinë e Vorës. Duket se në Vorë, Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD, nuk e ka njohur Bert Xhabaftin, i cili është një njeri i njohur në bashkinë e Vorës, pasi zotëron edhe klubin e futbollit FK Vora. 

Por kur e pyeti Flamur Noka se kush ishte ai i tha: Unë jam Bert Xhabafti.

"Aaaaaa, tha Flamur Noka, ja pra kush është personi që po kërkojmë dhe i bëjmë thirrje SPAK të ndërhyjë.

E pse duhet të ndërhyjë SPAK? Mos më sill mua njerëz për të pirë kafe me ty, o mashtrues! Unë jam në zonë se do votoj”, ishte përgjigja e Xhabaftit për Flamur Nokën.

Noka është shoqëruar nga Albana Vokshi dhe kanë pretenduar se shumë njerëz janë paisur me badge falso për të orietuar votën për Partinë Socialiste.

Bashkia e Vorës duket se është një mollë e nxehtë e këtyre zgjedhjeve dhe sherri me fjalë mes palëve ndodhi aty në praninë e kamerave.



Read it all at Bota Sot