Asllani përsëri në formacionin e javës në Bundesliga 2

- Bota Sot

Asllani përsëri në formacionin e javës në Bundesliga 2

Fisnik Asllani po lë gjurmë të forta në Bundesliga 2.

Sulmuesi i Elversbergut dhe përfaqësueses së Kosovës është përfshirë në formacionin e javës së 33-të, pas një performance mbresëlënëse ndaj Eintracht Braunschweig.

Në fitoren bindëse 3-0, Asllani ishte protagonist absolut, shënoi një gol, asistoi një tjetër dhe udhëhoqi ekipin drejt suksesit.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.4 nga platforma prestigjioze “Sofascore”, duke e bërë një nga lojtarët më të dalluar të javës.



Read it all at Bota Sot