Rodrygo “rebelohet” me klubin

- Bota Sot

Rodrygo “rebelohet” me klubin

Real Madrid është në një krizë të thellë dhe jo vetëm në aspektin e rezultateve.

Pas humbjes në “El Clasico”, që vulosi titullin e Barcelonës dhe dështimin e sezonit, një ditë pas shpalljes së Ancelotti si trajner i Brazilit, shpërtheu skandali Rodrygo.

Sipas “Marca”, braziliani ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe do të kërkojë të shitet në merkaton e verës. Për sulmuesin Brazilian ka mjaft kërkesa si nga Europa ashtu dhe nga vendet arabe (kontrata me “los blancos” skadon në vitin 2028).

Ajo që shkaktoi atë që mediat spanjolle po e quajnë “rebelim”, nuk ishte aq shumë përjashtimi i tij nga formacioni titullar të dielën kundër Barcelonës, por një sezon keqkuptimi me yjet e tjerë, veçanërisht me Mbappe dhe Bellingham.

Kostoja e kartonit të Rodrygo pritet të shkojë në 100 milionë euro, një lojtar që ka qenë vendimtar në Madrid, me 68 gola në 267 ndeshje zyrtare. Por tashmë, pas 6 sezonesh, aim und të lërë Madridin e të takohet me Ancelotti në kombëtare.



Read it all at Bota Sot