Drejtori i Milanit ‘godet’ Conceiçao-n: Ishte një dështim për ne

- Bota Sot

Drejtori i Milanit ‘godet’ Conceiçao-n: Ishte një dështim për ne

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, pranoi dështimin e sezonit pas humbjes 0-1 nga Bolonja në finale të Kupës së Italisë, të mërkurën në mbrëmje.

Megjithëse skuadra e trajnerit Sérgio Conceição fitoi Superkupën e Italisë në janar ndaj Interit, rezultatet në Serinë A kanë qenë negative, duke u renditur vetëm në vendin e tetë, dhe humbja në finalen e Kupës është goditja më e fundit për kuqezinjtë.

Furlani fillimisht uroi Bolonjën për këtë fitore historike për klubin dhe qytetin, por më pas u shpreh qartë për situatën e Milanit:

“Së pari, dua te uroj Bolonjën për këtë arritje historike. Por nuk mund të mohoj që ky sezon ka qenë një dështim për ne.’

“Fituam Superkupën, por jemi larg nga vendi ku duam të jemi. Tani jemi shumë të zhgënjyer nga kjo ndeshje dhe humbja e trofeut.

Na kanë mbetur edhe dy ndeshje, në të cilat do të përpiqemi të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë, edhe pse jemi larg objektivave.”

Furlani theksoi nevojën për ndryshime dhe korrigjime:

“E ndaj zhgënjimin e tifozëve. Si tifoz dhe si drejtor duhet të pranoj që kemi bërë gabime. Duhet të ecim përpara dhe t’i korrigjojmë për të arritur aty ku duhet.”

Sa i përket së ardhmes së klubit dhe ndryshimeve që priten, Furlani shtoi se pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është po ashtu i zhgënjyer:

“Nuk kemi pasur kontakt me pronarin gjatë dy orëve të fundit, por jam i sigurt se edhe ai është po aq i zhgënjyer sa unë për sezonin tonë.

Na kanë mbetur 12 ditë dhe dy ndeshje deri në fund të sezonit, më pas do të marrim vendimet. Tani nuk mund të flas për këtë".



Read it all at Bota Sot