Dani Olmo te Manchester City?

- Bota Sot

Dani Olmo te Manchester City?

Dani Olmo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Mesfushori ofensiv spanjoll, 27 vjeç, i rikthyer te klubi i fëmijërisë pas aventurës me Leipzig, po shijon momentin e tij dhe nuk mendon një tjetër transferim këtë verë.

Zërat për një kalim të mundshëm te Manchester City janë hedhur poshtë kategorikisht nga menaxheri i tij, Andy Bara, i cili deklaroi për “Sky Sports DE”

“Nuk po flasim me asnjë klub tjetër.

Dani është shumë i lumtur te Barcelona, po fiton trofe dhe është pjesë e një skuadre të madhe. Këto zëra nuk janë të vërtetë.

Edhe pse, natyrisht, në futboll kurrë nuk i dihet të ardhmes”.

Manchester City kishte tentuar ta afronte Olmon edhe verën e kaluar, por lojtari zgjodhi Barçën, me të cilën këtë sezon ka fituar tripletën vendase: La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Nën drejtimin e Hansi Flick, ai ka qenë protagonist me 11 gola dhe 7 asiste në 37 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.



Read it all at Bota Sot