De Bruyne është objektivi i Napolit, por Salah e do te Liverpool

- Bota Sot

De Bruyne është objektivi i Napolit, por Salah e do te Liverpool

Kevin De Bruyne është 33 vjeç, me një të kaluar të madhe pas tij por edhe një të tashme më se dinjitoze.

Për këtë arsye, përfundimi i kontratës së tij me Manchester Cityn, që skadon pas pak javësh, ka ngjallur interesin e disa klubeve të gatshme për të bërë një lëvizje vrastare duke paguar vetëm rrogën e një prej lojtarëve më ikonë të futbollit botëror.

Nuk është sekret që Napoli ka dalë tashmë me një propozim konkret: një kontratë 2-vjeçare me vlerë 8 milionë neto plus bonuse në sezon.

De Bruyne ka marrë kohën e tij dhe tani drejuesit e skuadrës italiane i frikësohen konkurrencës së fortë nga klubet prestigjioze, duke përfshirë, për shembull, Liverpool-in, i cili ka avantazhin e të qenit rreth 60 kilometra nga rezidenca e tij aktuale.

Duke ringjallur hipotezën e ‘Reds’, erdhën fjalët e Momo Salah, një lojtar simbolik i skuadrës që sapo ka fituar Premier Ligën, i cili deklaroi: “Dua të përgëzoj Kevin për karrierën e tij. Ai bëri një punë fenomenale te City, ishte një lojtar i madh në të gjithë Premier Ligën. I uroj më të mirat. Dhe ne kemi vend për të në skuadër”.

Me shaka, por jo shumë, sulmuesi egjiptian e bëri të qartë se klubi i Slot do të ishte shumë i lumtur që ta kishte në skuadër për sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot