Drithërimat e përjetuara në natën e të dielës duket se kanë kaluar shpejt të Napolit, ku po përgatitet festa e madhe e titullit kampion. Pa kaluar 24 orë nga nata dramatike ku rrezikuan të humbnin kreun napolitanët kanë nisur planifikimin e festës të premten e pas saj.
Të premten Napoli luan në shtëpi ndaj Kaljarit për javën e fundit të kampionatit dhe një fitore e bën çështje të kryer titullin kampion.
Kësisoj të gjitha autoritetet lokale kanë nisur bashkëpunimin me klubin për të organizuara sa më mirë ditën e ndeshjes e atë që vjen pas saj.
Është bërë plani i bllokimit të rrugëve në qytet për festën pas ndeshjes, ndërsa po ideohet edhe parada me autobus e skuadrës kampione.
Festa me autobus në rrugët e qytetit pritet të zhvillohet të shtunën apo të dielën, por do të saktësohet në një tjetër mbledhje që do të zhvillohet nesër.