Barcelona njofton për ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar

- Bota Sot

Barcelona njofton për ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar

Barcelona ka njoftuar datën se kur do të rikthehet për të luajtur në “Kamp Nou” pas dy vitesh rinovime të stadiumit legjendar.

Do të jetë data 10 gusht, me rastin e trofeut tradicional “Joan Gamper”, një ndeshje miqësore që i paraprin fillimit të kampionatit.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit Joan Laporta gjatë një interviste televizive.

Barcelona ka luajtur në stadiumin “Olimpik” të qytetit për dy vjet dhe fitoi La Ligën atje këtë sezon. Qëllimi fillestar ishte një rikthim në nëntor 2024 në një stadium pjesërisht të kompletuar.

Megjithatë, në shkurt, Barcelona tha se shpresonte të luante ndeshje në “Kamp Nou” më vonë këtë sezon me 60,000 shikues. Por edhe kjo gjë nuk u bë dot realitet.

Në fund, klubi vendosi të përfundojë sezonin në stadiumin actual “Monjuic”, duke u kthyer në “Kamp Nou” direkt për sezonin 2025/26. Ende nuk dihet emri i ekipit rival me të cilin Barcelona do të inaugurojë rikthimin në stadiumin e rinovuar.



Read it all at Bota Sot